Pamje të trishta! Liqeni i Prespës së Vogël nuk ekziston më! Fshatarët djegin kallamishten, largohet pelikani kaçurrel e dhjetëra shpendë ujorë

15 Nëntor, 14:46 | Përditesimi i fundit: 2024-11-15 15:30:03

Liqeni i Prespës së Vogël nuk ekziston më. Prej vitesh ishte kthyer në një kënetë të mbushur me kallamishte. Tashmë edhe kallamishtet janë djegur duke e kthyer në një tokë të shkretë. Zjarrin e kanë vendosur banorët e fshatrave të Devollit me qëllim për të hapur toka të reja bujqësore, duke shkaktuar një dëm të jashtëzakonshëm për biodiversitetin. Të gjithë shpendët përfshirë dhe pelikanin kaçurrel janë larguar nga Prespa e Vogël.

    No videos found.