PAMJET e huliganit! Policia, akuzë për vrasje me dashje për molotovët mbi gazetarët në protestën te bashkia

29 Maj, 17:20

Për bombat e rrezikshme molotov të hedhura në mesin e qytetarëve e përfaqësuesve të medias në protestën e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, policia mundi të identifikojë dhe të arrestojë, personin i cili i pa shqetësuar shpërthen mes njerëzve 2 molotovë. Sokol Bushkolaj 49 vjeç me banim në Thumanë, akuzohet edhe për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.