Pamjet e lokalit ku u vra i riu në Tiranë, gjendet dhe një pajisje për prodhimin e Bitcoin

11 Maj 2021, 12:06 | Përditesimi i fundit: 2021-05-11 12:11:59

Në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema, gjatë kontrollit policia ka gjetur edhe një pajisje për të prodhuar online kriptomonedhën Bitcoin. Kjo ka bërë që në këtë ngjarje të përfshihet edhe Krimi Ekonomik.Marjus Dema, 28-vjeçari që vrau me armë zjarri shokun e tij Mehmet Qema, është kthyer sërish në vendin e ngjarjes tek rruga '5 Maj' në Tiranë ku ndodhi krimi. Ai është dërguar sërish atu pasi nuk është gjetur ende arma e krimit.