Pamjet kur avioni ‘Canadair’ furnizohet me ujë për të shuar zjarret në Lurë

25 Korrik, 12:57 | Përditesimi: 25 Korrik, 12:57

Këto janë pamjet kur një avion “Canadair” furnizohet me ujë në liqen për të fikur zjarret në Parkun e Lurës në Dibër.

Në Liqenin e Luleve, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, janë aktive 3 vatra zjarri, sipas Emergjencave Civile. Edhe këtu zjarri vijon prej të paktën 1 jave.

Në terren veprojnë rreth 100 forca nga të gjitha strukturat operacionale, teksa ditën e sotme janë shtuar edhe 25 forca zjarrfikëse dhe bashkiake.

Ndërsa nga ajri po ndihmon avioni “Canadair” që u angazhua nga Bashkimi Europian, pasi Shqipëria aktivizoi Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

r.k./Shqiptarja.com