Pamjet me dron, Ischia e shkatërruar nga rrëshqitja e tokës

10 Dhjetor 2022, 17:47

Një pjesë e ishullit turistik italian Iskia është shkatërruar tërësisht. Në pamjet e filmuara me dron duken qartë pasojat e rënda të fatkeqësisë natyrore të regjistruara pak ditë më parë me rrëshqitjen e dheut, shkatërrimin e ndërtesave dhe godinave të banorëve të zonës si pasojë e shkëputjes së një pjese toke nga mali Epomeo duke zbritur në Kazamiçola Terme dhe vërshimin e baltës në rrugë e kudo, duke regjistruar edhe viktima.