Pamjet me dron, momenti kur policia negocion me 55-vjeçarin që vrau gruan në Maliq që të dorëzohet! Qëllon ndaj efektivëve dhe më pas vritet

30 Korrik 2023, 11:42

Ky është momenti kur forcat e policisë kanë lokalizuar 55-vjeçarin Gjegji Mullalli, pasi vrau për vdekje bashkëshorten e tij. Në videon e ndarë me dron nga policia, shihet momenti kur efektivët përpiqen të bëjnë negociata me të që të dorëzohet, por 55-vjeçari ka qëlluar në drejtim të efektivëve duke rrezikuar jetën e tyre. Më pasi ai është vetëvrarë.