PAMJET ME DRON/ Shtëpi të djegura e toka të shkretuara, çfarë ka lënë pas zjarri në fshatin Senicë të Delvinës

25 Korrik, 12:37 | Përditesimi: 25 Korrik, 12:37

Fshati Senicë në Delvinë ka pësuar dëme të mëdha nga zjarri që ka përfshirë atë zonë prej disa ditësh.

Pamjet me dron të siguruara nga Report Tv, tregojnë banesat e djegura dhe tokat e shkretuara që ka lënë pas zjarri.

3-4 shtëpi janë shkatërruar nga flakët e zjarrit, po ashtu dhe kisha e Shën Dhimitrit të këtij fshati.

Ndërkohë, qindra ullinj dhe pemë janë shkatërruar nga zjarret e fuqishme

r.k./Shqiptarja.com