Pamjet me dron, vijojnë kërkimet për nënën dhe dy fëmijët në lumin Bunë të Shkodrës

5 Maj, 14:06

Report Tv sjell pamjet me dron nga kërkimet në lumin Bunë në Shkodër, ku nëna Alma Arrazi dyshohet se është vetëhedhur në lumë bashkë me 3 fëmijët e mitur.

Siç shihet edhe në këtë pamje, polumbarët po vijojnë me kërkimet, të cilat janë nga shtrirë nga ura e vjetër e lumit Buna deri në Velipojë, në grykëderdhjen fundore.

Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare, ndërsa vijon kërkimi për nënën, vajzën tjetër 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.