Pamjet nga banesa ku babai mbante peng fëmijët në Durrës, xhamat përtokë, shenjat e plumbave në kangjella

15 Maj, 10:09

Report Tv sjell pamjet nga apartamenti në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët e mitur dhe qëllonte me kallashnikov. Siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv, xhamat e dritares së ballkonit janë përtokë nga të shtënat.

Ndërkohë, në mure dhe kangjellat prej hekuri dallohen shenjat e plumbave.

40-vjeçari nga Lezha kishte marrë me qira një apartament në një hotel në Durrës, nëj ditë pasi gruaja e tij iku në Itali. Ai dyshohet se ka qenë nën efektin e drogës në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Me kallashnikov ka qëlluar edhe në drejtim të efektivëve të Durrësit, derisa është dorëzuar pas negociatave me RENEA-n.