Video nga momenti i sulmit me armë në hotel Voloreka! Zbardhen dy atentatet ndaj pronarit, kapet i fshehur në pyll 'Liri i Rushkës', në pranga dhe 3 të tjerë

12 Gusht 2020, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2020-08-12 14:29:56

Zbardhet dhe arrestohen autorët e sulmit me armë më 1 dhe 8 gusht 2020 në Hotel 'Voloreka' në Tushemisht të Pogradecit. Në pranga ka përfunduar Ilir Berberi, i njohur dhe si "Liri i Rushkës", i cili është dhe organizatori i sulmit me armë ndaj pronarit të këtij hoteli, Jetmir Muçllari. Ilir Berberi u arrestua në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar në pyllin Vërdovë të Pogradecit. 52-vjeçari akuzohet si organizatori i sulmit me armë në Hotel Vloreka dhe është një  person me precedent të theksuar kriminal.

Gjatë arrestimit ai kishte me vete një armë zjarri tip pistoletë dhe 59 fishekë që i posedonte pa leje.