Një video po qarkullon në rrjet teksa një gazetar norvegjez goditet nga një peshk teksa raportonte për motin e keq.
Gazetari po raportonte për motin në Kristiansund, kur papritur një peshk kërcen dhe e godet në fytyrë, duke e bërë atë të pengohet dhe të bjerë në shkëmbinj.
Siç mund të dëgjohet në video, gazetari bërtet i tmerruar, ndërsa një dallgë e madhe për pak sa nuk e ka përfshirë.