Panairi 'Art dhe Zeje' mbledh mbi 500 nxënës, prindër e mësues në Tiranë! Rama sheh nga afër punimet artizanale dhe artistike

2 Qershor 2023, 16:26

Nxënësit që kanë talent në mjeshtërinë e të punuarit me dorë kanë marrë pjesë në Panairin Kombëtar të Shkollave ‘Art dhe Zeje 2023’. I pranishëm ishte dhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili pa nga afër punimet artizanale dhe artistike të nxënësve që u mblodhën nga të gjithë zonat e Shqipërisë në Tiranë.