Panairi i 16-të, rikthehet festa e ëmbëlsirave në Maliq! Ekspozohen mjalti dhe prodhimet bio të zonës

28 Shtator 2023, 15:55

Është rikthyer për të 16-tin vit rradhazi Festa e Ëmbëlsirave në Maliq të Korçës. Krahas prodhimeve bio dhe ëmbëlsirave gatuar nga duart e amvisave të zonës, panairit festiv këtë vit nuk i mungoi as kulaci i njohur i traditës apo edhe petaniku tradicional.