Panairi i poçarisë, artizanët çelin festën e Pashkës në Korçë! Qytetarët: Enët prej balte traditë e të parëve

17 Prill, 16:06 | Përditesimi: 17 Prill, 16:06

Në Korçë, festa e Pashkëve nuk kuptohet pa suveniret prej balte, një tradite që vazhdon t’i mbijetojë kohës.

Këtë të enjte Panairi i Pranverës është hapur në sheshin para Katedrales Ortodokse. Dhjetëra stenda janë vendosur në qendër, ku marrin pjese 42 artizanë nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. 

Panairi që promovon trashëgiminë kulturore dhe punën e artizanëve po shërben dhe si një pikë takimi për qytetarët dhe turistët që vizitojnë Korçën në vigjilje të Pashkëve. Tregojne se objektet prej balte simbolizojnë mbarësi dhe bekim për shtëpitë e tyre.

r.k./Shqiptarja.com