Pandemia dhe ekonomia/ Banka e Shqipërisë për Report TV: Masat lehtësuese vijojnë sa të jetë e nevojshme! Garancia e tretë sovrane duhet studiuar! Kredia e keqe do rritet

29 Janar 2021, 15:19 | Përditesimi i fundit: 2021-01-29 16:00:32

Ristrukturimi i kredive dhe shtyrja e masave lehtësuese nga Banka e Shqipërisë për bankat e nivelit të dytë deri në fund të muajit mars do të mbaj në nivel të ulët kreditë me probleme. Drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar në BSH Klodion Shehu thotë se është e domosdoshme që bankat të tregohen aktive për të zbatuar këto masa lehtësuese për të mos pasur probleme më pas.