Pandemia “kyçi” 408 biznese të huaja në Shqipëri! Gent Beqiri: Rritja ekonomike këtë vit është e sigurt

6 Qershor 2021, 21:50

Efektet negative të pandemisë COVID-19 janë ndjerë edhe tek bizneset e huaja. Vetëm në vitin e kaluar janë mbyllur 408 biznese të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar. Ky efekt për Ish-drejtorin e Agjencisë së Investimeve Gent Beqiri është i përkohshëm pasi rritja ekonomike këtë vit është e padiskutueshme.

Përballja me pandeminë ka qenë e vështirë jo vetëm për bizneset shqiptare por edhe për ato të huaja. Në 2020-ën u mbyllën 408 biznese të huaja dhe me bashkëpronar shqiptar, pasi numri i këtyre ndërmarrjeve ishte 6,035 në vitin që shkoi nga 6,443 që ishte numri në 2019-ën. Ish-drejtori i Agjencisë së Zhvillimit të Investimeve Gent Beqiri thotë për Report TV se ky efekt negativ ishte i pritshëm,  por që do të jetë i përkohshëm.