Pandemia le emigrantet pa pune/ Qindra shqiptare kërkojnë riatdhesim

3 Prill 2020, 21:36 | Përditesimi i fundit: 2020-04-03 21:36:23

Repolitix- Nje emision nga moderatorja Odeta Dume Situata në Shqipëri nuk është alarmante përsa i përket të infektuarve me Covid-19 edhe pse në këtë 24-orshin e fundit u regjistrua numri më i lartë i të prekurve, duke e krahasuar me ditët e tjera. Sot ndërroi jetë ne spitalin Infektiv një 73-vjecar, i cili vuante nga hipertensioni dhe diabeti. Qytete me problematikë, ku nuk respektohen masat e dhena nga qeveria janë Shkodra dhe Elbasani. Shqipëria ka një numër të lartë të emigranteve në Greqi, Itali Londër, Zvicer, etj. Pandemia ka sjellë papunësi në Evrope, dhe shtetasit shqiptarë kanë ngelur pa punë. Pasditen e kësaj të premte nëpërmjet lidhjeve skype shumë emigrantë prej vitesh në Londër dhe Greqi bën apel për ndihmë. Ata kërkuan riatdhesimin edhe pse jetojnë prej vitesh jashtë Shqipërisë.