Pandemia rriti pushimet e shqiptarëve brenda vendit, uli në mënyrë drastike ato jashtë Shqipërisë! Durrësi e Vlora destinacionet e preferuara

15 Nëntor 2021, 15:28 | Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 15:28

Pandemia COVID-19, përveç se reduktoi lëvizjet jo vetëm jashtë vendit por edhe brenda në Shqipëri, ka ndryshuar destinacionet dhe kohën e pushimit. Sipas një raporti të INSTAT për Anketën e Turizmit “Pushime dhe Udhëtime”, 2020, thuhet se numri total i udhëtimeve është ulur me 40% në 2020 krahasuar me vitin 2019, por nga ana tjetër ka pasur rritje të udhëtimeve brenda vendit për pushime.

Nëse në vitin 2019 numri i udhëtimeve për qëllime personale apo biznesi brenda dhe jashtë Shqipërisë të kryera nga individët banues në Shqipëri mbi 15 vjeç ishte 5.35 milionë, dhe numri mesatar i netëve të qëndrimit ishte 5,5 net, në vitin e kaluar numri i udhëtimeve ishte 3.21 milionë dhe qëndrimi ra në 4,6 net.

KT/Shqiptarja.com