Papa Leone XIV në Shqipëri për jubileun e Zojës së Këshillit të Mirë? Kisha pret ‘dritën jeshile’ nga Selia e Shenjtë

24 Mars, 17:10 | Përditesimi: 24 Mars, 17:10

Sivjet është 130-vjetori i shpalljes së Zojës së Këshillit të Mirë si Pajtore e Shqipërisë, ndaj është shpallur Vit Jubilar. Kisha Katolike ka ftuar Papa Leone XIV që të marrë pjesë në aktivitetet që mbahen më 25-26 prill në Shkodër por është ende në pritje të përgjigjes nga Vatikani.

A.M/Shqiptarja.com