Paradoksi: Rrogat rriten, pensionet ulen! Mosdeklarimi real dëmton edhe pensionistët e rinj, marrin 15 mijë lekë në muaj

11 Prill, 16:54

Rreth 294 mijë qytetar nuk marrin pension të plotë, kjo për shkak të kontributeve të ulta, dhe mos plotësimit të viteve të siguruara. Por edhe pensionet e reja që po lidhen po dalin më të ulta nga sa pritej, për shkak të fenomenit negativ të mos deklarimit të pagave reale të punonjësve, duke sjellë vlerë të ulët sigurimesh të paguara nga qytetarët.