Paraja jashtë bankave rekord të ri vjet, kaloi 4.8 mld €! Qytetarët do të bëjnë pagesa cash deri në 5000 €, bizneset deri në 1000 €

8 Shkurt, 16:55 | Përditesimi: 8 Shkurt, 18:58

Viti 2025 është mbyllur me rekord parash jashtë bankave. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet qarkulluan në cash mbi 4.8 miliardë euro ose 600 milionë euro më shumë se në 2024-ën. Për të kufizuar këtë fenomen që hap shumë shtigje për evazion fiskal, qeveria ka vendosur kufizim për pagesat me para në dorë edhe për qytetarët prej 1 janarit të këtij viti.

E.H/Shqiptarja.com