Parandalohet krimi në familje, arrestohet 48-vjeçari që kërcënoi të shoqen se do ta vriste me sëpatë

6 Gusht 2023, 13:24

Policia e Elbasanit sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, në këtë familje.