Parashikimi i Spahiut: Gjykata Kushtetuese do e kaloj dosjen ‘Veliaj’ në Gjykatën Administrative

1 Tetor, 22:15 | Përditesimi: 1 Tetor, 22:15
  1. Juristi Kreshnik Spahiu, tha se Gjykata Kushtetuese, nuk do t'i pezullojë zgjedhjet për Tiranën.

    Sipas tij, Kushtetuesja do t'ja kalojë çështjen asaj Administrative.

    ‘Veliaj u drejtua gjykatës dhe ajo brenda 5 ose 10 ditës duhet të merrte vendim. Për javën tjetër Gjykata Kushtetuese do të mblidhet dhe do ja kalojë topin Gjykatës Administrative dhe tani fillon ping- pongu i gjykatave. Ajo që unë thash është një aspekt i rëndësishëm kushtetues, nuk mundet presidenti që të thotë kjo s’është kompetencë e kësaj gjykate por e kësaj tjetrës. Kjo është diçka që unë them se Gjykata Kushtetuese nuk do ti pezullojë zgjedhjet’, tha ai.

A.A/Shqiptarja.com