Parcela me 503 rrënjë kanabis zbulon bashkëpunimin polici-trafikantë! Arrestohet kryeplaku dhe ish shefi i krimeve në Përmet! Pezullohet shefi i komisariatit

1 Nëntor 2021, 12:23

Një parcelë me 503 rrënjë kanabis në fshatin Frashër të Përmetit, ka zbuluar zinxhirin e bashkëpunimit mes trafikantëve dhe disa efektivëve të policisë së Përmetit. Pas hetimeve dy mujore për këtë parcelë kanabisi, janë vënë në pranga kryeplaku i fshatit Frashër dhe ish shefi i krimeve Shpëtim Makashin.