Paris 2024/ Veliaj për Report Tv: Për 3 mundësit do japim apartament! Krenar për sportistët e natyralizuar, po shkëlqejnë për flamurin kuqezi

11 Gusht, 12:03

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë nga 'Fshati Olimpik' për Report Tv njoftoi se do të shpërblejnë me apartament 3 mundësit që përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Paris 2024. Nga Parisi, në një lidhje live për Report Tv, kryebashkiaki i Tiranës vlerësoi si një arritje historike marrjen e medaljes së bronztë nga mundësi Chermen Valiev.