Parkimi publik i Durrësit po ndërtohet pa leje ndërtimi! Hekurudha s’ka kaluar truallin në pronësi të bashkisë!

24 Nëntor 2023, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2023-11-24 17:15:51

Punimet e nisura 4 muaj më parë për ndërtimin e parkimit publik në Durrës po kryhen pa leje ndërtimi. Mësohet se shkak është bërë konflikti i pronësisë mes institucioneve shtetërore. Trualli tek stacioni i trenit është pjesërisht në pronësi të Hekurudhës Shqiptare. Bashkia e Durrësit, pa u bërë pronare e tokës nuk mund të lëshojë leje ndërtimi. Për pasojë si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ashtu dhe Bashkia e Durrësit po veprojnë në shkelje të ligjit