Parku Arkeologjik i Bylisit 250 vizitorë më shumë në 3 muaj, rruga e re lehtësoi vizitat! Turistja: U impresionova, vlera të rralla antikiteti

14 Prill, 16:22

Investimi në 7 km rrugë për të shkuar në Parkun Arkeologjik të Bylisit u përkthye me 250 vizitorë më shumë në 3 muaj krahasuar me 2023. Përgjegjësi i parkut thotë se rruga lehtësoi ardhjen e vizitorëve, ndërsa turistët shprehen të impresionuar nga antikiteti, arkeologjia dhe destinacionet që kanë vizituar në Shqipëri.