Parlamenti vendos sot për arrestimin e Ballukut, Berisha mbledh jashtë Kuvendit militantët

12 Mars, 10:28 | Përditesimi: 12 Mars, 10:28

Militantët e Sali Berishës kësaj radhe janë mbledhur në pjesën e jashtme të Parlamentit. Godina është e rrethuar nga forca të shumta policie ndërsa brenda po lexohen raportet e PD dhe PS, pro dhe kundër kërkesës së SPAK për marrjen e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut.

I.M/Shqiptarja.com