Partia e Lirisë denoncime të reja për inceneratorin e Fierit: Morën 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i

16 Gusht 2022, 14:49

TIRANË- Partia e Lirisë ka bërë sot të tjera denoncime sa i përket asaj që quajnë afera e inceneratorëve. Në një dalje për mediat, deputeti Petrit Vasili dhe Koordinatorja Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit Brisida Shehaj kanë artikuluar akuza të reja sa i përket inceneratorit të Fierit. Sipas tyre, kompanitë e përfshira te inceneratorët kanë marrë 3 kredi me pretekstin për pagat e punonjësve në kohë COVID-i.