Partia e Lirisë: Transporti publik po goditet nga kostoja e karburantit, qeveria të ulë barrën fiskale mbi naftën

2 Shtator, 16:19 | Përditesimi: 2 Shtator, 16:19

Partia e Lirisë akuzon qeverinë se çmimi i lartë i naftës po godet transportin publik dhe qytetarët. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Jasmira Memelli tha se reduktimi i flotës së autobusëve në Tiranë është pasojë e kostove të larta të karburantit, ndërsa i bëri thirrje mazhorancës të votojë amendamentin e PL për uljen e çmimit të naftës.

E.H/Shqiptarja.com