Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare në 2 shtator, Rama pritet që të shpallë emrat e qeverisë së re

29 Gusht 2021, 13:20 | Përditesimi: 29 Gusht 2021, 13:20

Emrat e qeverisë së re që do të drejtojë vendit në 4 vitet e ardhshme, pritet që të shpallen me datën 2 shtator. Partia Socialiste, e cila fitoi zgjedhjet e 25 prillit dhe mandatin e tretë qeverisës, do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku pritet që kryeministri Edi Rama të zbulojë ekipin me të cilin do të drejtojë vendin. Socialistët do të mblidhen ditën e enjte në orën 10 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

KT/Shqiptarja.com