‘Partizani’/ Berisha dhe dhëndri në kërkim të lirisë, shtyhet seanca në GJKKO! Avokatët sërish kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka

8 Mars, 15:56

Avokatët që mbrojnë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin kanë paraqitur në Gjykatën e Posaçme një kërkesë të re për revokim ta masave arrest shtëpie. Ata kanë dorëzuar ne gjykatë një akt ekspertizë të re kontabël  te kryer privatisht, e cila sipas tyre ka rrëzuar akuzat e prokurorisë për korrupsion dhe pastrim parash. Njëherazi ata kanë dorëzuar edhe një kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Vendimi pritet të merret në 12 mars.