Pas 1 dekade, Shqipëria drejt një reforme të re pensionesh! BB për Report Tv: Skema sfidohet nga rënia e kontribuuesve, plakja e popullsisë e informaliteti! Ja ku duhet ndërhyrë

19 Mars, 15:46 | Përditesimi i fundit: 2024-03-19 15:47:14

Pas një dekade nga reforma e pensioneve, qeveria po punon me ndërkombëtarët për një skeme të re pensionesh në vend. Rishikimi i saj pritet të prekë thuajse të gjitha elementet e skemës, nga vlera mujore, mënyra e indeksimit të tyre që aktualisht bëhet sa inflacioni i produkteve të shportës si dhe po analizohet qasja e mes pensioneve urbane dhe rurale, apo kompensimi i energjisë apo vjetërsia në punë. Si një nga institucionet ndërkombëtare që po asiston institucionet vendase në përgatitjen e skemës së re, Banka Botërore thotë se rekomandimet e tyre do jenë tek sfidat demografike dhe politika për të nxitur pagesën e kontributeve. Në një intervistë ekskluzive për Report TV, Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas shprehet se skema e re duhet të jetë e drejtë dhe të ketë qëndrueshmëri. Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.