Pas 2 muajsh merr fund bojkoti i avokatëve, Maks Haxhia: Nga e hëna rikthehemi në GJKKO! Gjobat kanë arritur në 25 mln lekë, do të vijojmë me padinë në Apelin e Administratives

30 Tetor, 18:40 | Përditesimi: 30 Tetor, 18:40

Pas dy muajsh bojkot, avokatët do t’i rikthehen të hënën aktivitetit normal në Gjykatën e Posaçme. Vendimi vjen pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit për pezullimin e bojkotit, por beteja ligjore për rregulloren censuruese do të vijojë. Maks Haxhia thotë se një grup pune po përgatit padinë që do të bëhet në Apelin e Administratives.

A.E/Shqiptarja.com