Pas 20 vitesh degradim, Veliaj: Pishinat e Akuadromit u transformuan, pagesa modeste për pastërtinë e mirëmbajtjen

13 Korrik, 16:02

Me marrjen në administrim nga bashkia e Tiranës pishinat e Akuadromit, janë mundësia më ekonomike për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, që nuk kanë mundësi të shijojnë bregdetin në këto ditë të nxehta vere. Kryebashkiaku Veliaj garantoi pastërti dhe siguri në ato ambiente.