Pas 3 orësh, mbyllet protesta e dhunshme e Rithemelimit, mbërrijnë ekspertët e kriminalistikës

30 Prill, 19:50 | Përditesimi i fundit: 2024-04-30 20:04:05

Pas 3 orësh, protesta e organizuar nga Rithemelimi dhe PL,  para bashkisë së Tiranës ka përfunduar.

Si zakonisht edhe kësaj here nuk munguan skenat e dhunës, me molotov dhe përplasje të shumta fizike, mes protestuesve dhe policisë.

Vandalizmi i shkkatuar nga eksponentë dhe simpatizantë të opozitës ka rrezikuar edhe jetën e efektivëve, ndaj pas protestës para bashkisë së kryeqytetit kanë mbërritur edhe ekspertë të kriminalistikës.