Pas 30 vitesh u kthye nga Greqia, s'ka energji elektrike për të punuar! Nazif Tafa 50 vjet saldator, do të lërë sërish Shqipërinë

12 Janar 2022, 20:34 | Përditesimi i fundit: 2022-01-12 20:38:33

Një Saldator i cili vendosi të kthehej nga Greqia pas gati 30 vitesh, e ka të vështirë të punojë në atdhe. Nazif Tafa jeton në Goriçan të Beratit dhe nuk arrin dot të lidhë energjinë elektrike për të nisur punën duke ia bërë kushtet e jetesës edhe më të vështira. Ai është i vetmi i punësuar në familjen e tij.