Pas 7 muajsh protestë, banorëve të Bërxullës iu premtohet certifikimi i pronave, kryeplaku: Vazhdojmë tubimet derisa të marrim dokumentet

19 Prill 2023, 12:21

Pas më shumë se 7 muajsh protesta kundër shpronësimit për pronat e tyre që preken nga autostrada Thumanë-Kashar, banorët e fshatit Bërxullë në Vorë, janë takuar me drejtorin e Kadastrës për zonën Kamzë-Vorë, nga i cili morën dhe një premtim.