Pas 7 vitesh në fuqi/ Banka e Shqipërisë e Ministria e Financave do të ndryshojnë paketën e deeuroizimit! Masa shtesë për uljen e përdorimit të euros

5 Dhjetor 2023, 18:04

Paketa e de-euroizimit e ndërmarrë në vitin 2017 nga Banka e Shqipërisë për të ulur përdorimin e euros në ekonomi, do të rishikohet për shkak të luhatjeve të monedhës evropiane në kursin e këmbimit. Ajo nuk ka pasur efekt pasi pas 5 vitesh në fuqi, shumica e transaksioneve në vend bëhet në euro, duke shtuar më shumë valutën në treg. Ekspertët vlerësojnë se kufizimi i pagesave në euro do të kishte efekt pozitiv edhe tek kursi i këmbimit.