GJIROKASTËR- Pas 8 vitesh, rikthehet në Gjirokastër Festivali Folklorik Kombëtar. Festivali do të zhvillohet nga data 24 qershor deri më 1 korrik në Kalanë e Gjirokastrës.
Ka qenë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti që kanë ndarë lajmin për rikthimin e këtij festivali me motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.