Pas akteve të dhunshme dje, një grup protestuesish grumbullohen te kryeministria! Asnjë incident deri më tani

1 Nëntor, 17:59 | Përditesimi: 1 Nëntor, 17:59

Një grup protestuesish janë mbledhur para kryeministrisë, ku po qëndrojnë nën çadra pasi kanë nisur reshjet e shiut. Ndryshe nga dje që pati disa sulme me gurë dhe molotovë drejt policisë, deri më tani nuk ka asnjë incident. Herë pas here përsërisin thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e qeverisë.

    E.H/Shqiptarja.com