Pas Çomos, Luljeta Bozo kandidate për deputete të PS! Rama: Një stërgjyshe që të na tërheq veshin!

5 Mars, 15:01 | Përditesimi i fundit: 2021-03-05 15:26:36

TIRANË- Dy gra të shkencës, shtyllat më të rëndësishme të dy momenteve më të vështira që po kalon vendi ynë, mirëpresin angazhimin e tyre në Partinë Socialiste, për të sjellë përvojën e tyre në politikbërje.

Pas Najada Çomos, shefes së Infektivit, spitalit të parë COVID, kryeministri Edi Rama i bëri ftesë për të kandidatuar si deputete nën siglën e Partisë Socialiste, inxhinieres Luljeta Bozo, një nga figurat më të dashura në momentin tragjik kur Shqipëria u përball me tërmetin e 26 nëntorit.

Rama tha se e pati të vështirë, por ia doli t’i mbushë mendjen.  Duke mos lënë pas vigjilencën si inxhiniere, Bozo tha se qeveria e ka marrë në dorë situatën e krijuar pas trmetit, por nuk la pas batutat me kreun e qeverisë që e "kritikoi" për fjalimet e gjata.

Me rreth 54 vite pune, Bozo është simbol i përpjekjes solidare të shqiptarëve për të qenë bashkë në momente të vështira, e vlerësuar në 2001-shin nga  Universiteti i Biografive në Cambridge gruaja ndërkombëtare e vitit, një nga shkencëtaret më të mira, me 35 libra në karrierën akademike dhe udhëheqëse e 12 doktorë shkencash e qindra studentësh.

Kategori të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha

    Nuk u gjeten video për këtë Kategori!

Shiko të gjitha