Pas COVID-it, fiton betejën edhe te Sanatoriumi, deputeti: Tani jam më mirë, falenderoj mjekët

27 Prill 2020, 17:23

TIRANE-Deputeti Adriatik Alimadhi njofton se ka dalë nga reanimacioni dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore te Sanatoriumi. Deputeti në datë 21 prill fitoi luftën me COVID-in, duke u larguar nga Infektivi, por jo në shtëpi, pasi u shtrua sërish, këtë herë te Sanatoriumi për shkak se kishte ftohje të lehtë në mushkri.

"Te dashur miq, sot dola nga reanimacioni dhe kam kaluar ne pavion ne nje gjendje shendetesore me te mire. Kjo sipas keshillave te mjekeve. Nje falenderim dhe mirenjohje per shefen e reanimacionit te sanatoriumit 'Shefqet Ndroqi' Dr. Alma Cani. Dr. Alma me perkushtim dhe profesionalizem i sherbente te gjithe pacienteve ne reanimacion, por mbi te gjitha shume njerezore, e cila mbante kontakte me vajzat e mija dhe familjen time duke i sqaruar per gjendjen time shendetesore. Mirenjohje pafund Alma.