Nga Infektivi te Sanatoriumi, deputeti Alimadhi: U shërova nga COVID-i, tani kam ftohje në mushkëri

Deputeti Adriatik Alimadhi ka fituar betejën me COVID-19. Report Tv mëson se me kryerjen e testimeve, Alimadhi ka marrë lajmin e mirë duke dalë negativ. 

Më 27 mars, kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, e bëri vet publik lajmin se ishte infektuar, ai dhe bashkëshortja e tij. 

Deputeti Alimadhi vuan dhe nga sëmundje shoqëruese, hepatit kronik. Kjo ka qenë dhe arsyeja e shtrimit në spitalin Infektiv, edhe pse ishte në gjendje të stabilizuar.

Ndërsa që mjeku reanimator Roland Xhaxho ka dalë nga spitali pasi fitoi luftën me COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:26
Nga Infektivi te Sanatoriumi, deputeti: U shërova nga COVID-i, tani kam ftohje në mushkëri

Deputeti Adriatik Alimadhi ka reaguar për herë të parë pasi fitoi luftën me koronavirusin. Ai thotë se pasi doli negativ doli nga spitali Infektiv në QSUT, por jo për shtëpi, por në një tjetër spital, te "Shefqet Ndroqi" njohur ndryshe si Sanatoriumi, pasi ka një ftohjeje të lehtë në mushkri.

"Te dashur miq, Prej  27 ditesh me rradhe kam qene i pamundur per t'ju kthyer pergjigje, kjo si rrjedhoje e gjendjes time te renduar shendetesore. Do kerkoja mirekuptimin tuaj  dhe ju jam thellesisht mirenjohes per mbeshtetjen dhe solidaritetin qe treguat ndaj shendetit tim. Stafi drejtues i mjekeve te cilet me kane ndjekur nga afer ne spitalin infektiv per hir te se vertetes edhe pse ne kushte shume te veshtira, treguan perkushtim te veçante per shendetin tim. Fale punes se tyre me perkushtim dhe profesionalizem sebashku ia dolem dhe jam me mire me shendetin.

Me duhet te largohem nga ambjentet e spitalit infektiv pasi mjeket me njoftuan se tashme jam negativ i COVID-19. Ne keto kushte, ne e beme detyren ndaj jush thone. Per kete falenderoj mjeket, te gjithe doktoret, reanimatoret, anestezistet, sanitaret, etj., respekt , mirenjohje te veçantë per secilin prej tyre. Sot do kaloj prane spitalit Shefqet Ndroqi Sanatorium nen kujdesin e mjekeve profesionist per kurimin e nje ftohjeje te lehte ne mushkri. Shqiptare qofshi mire, ju dhe familjet tuaja. Kujdesuni per veten dhe per njeri-tjetrin" shkruan Adriatik Alimadhi.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mjer ky popull: 21/04/2020 14:40

    Te shkuara dhe sherim të shpejtë, kot nuk thonë pleqtë se peri keputet ku është i dobët, një deputet kishte opozita në parlament dhe ate vajti e kapi virusi. Të shkruara!

    Përgjigju
  • Fredi JEVGU: 21/04/2020 14:38

    Nuk e gjen GJÉ DOBIÇIN LLAPAQÈN Ballist , qé e ka mendjen pèr PULA dhe tek KOTECET e PULAVE !! "NUK BJE RRUFEJA NÉ HALE O NJERÉZ" !!!!!

    Përgjigju
  • Azbi: 21/04/2020 13:52

    Futja me pula se mbase të ikë

    Përgjigju
  • Dy gishtat e Sales: 21/04/2020 13:23

    Na plasi K, te kishte qelluar me Tritanin apo Vasilin, a kishe ikur jasht me avion privat, po K se ne ket kohe askush nuk do te pergjigjej ty or K, po nejse , se je K, ste mori i Madhi or K Ali i vogel :)

    Përgjigju
  • Erik: 21/04/2020 11:18

    Te shkuara!

    Përgjigju
  • Gjuzi: 21/04/2020 11:09

    Lajm shume i mire sherimi i nje ballisti te devotshem! Sherim te shpejte dhe gjithe te semureve te tjere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin