Pas dëbimit të dy diplomatëve, mbyllet shkolla private iraniane në Tiranë! Ministria e Arsimit: Falimentuan

23 Janar 2020, 17:52

TIRANË- Shkolla jo publike parauniversitare iraniane "Saadi", e cila ushtronte aktivitetin e saj në Tiranë që prej vitit 2000 është mbyllur me një vendim të firmosur nga ministrja e Arsimit Besa Shahini. 

Kjo shkollë financohej nga fondacioni "RUMI", i cili në Tiranë përfaqësohej nga Seyed Ahmad Hosseini Alast. Ky i fundit është një emër i njohur në Shqipëri, pasi është një nga diplomatët iranian të cilët u dëbua nga Shqipëria më 15 janar dhe u shpall i " padëshirueshëm".