Pas gati 30 vitesh, çerdhja e parë publike hap dyert në Has, përfitojnë mbi 60 fëmijë

3 Tetor, 17:46 | Përditesimi: 3 Tetor, 17:46

Në qytetin e Krumës është hapur çerdhja e parë publike me një kapacitet prej më shumë se 60 fëmijësh. Ambientet e reja janë përshtatur për të garantuar siguri, kujdes dhe kushte të përshtatshme për fëmijët gjatë qëndrimit të tyre. Kjo çerdhje e parë publike në Bashkinë Has është bërë gati pas rreth 30 vitesh. 

E.H/Shqiptarja.com