Pas largimit nga Shqipëria, Blinken ‘zbërthen’ takimin me Dumanin dhe krerët e drejtësisë

16 Shkurt, 11:35 | Përditesimi i fundit: 2024-02-16 15:24:52

Në vizitën e tij të parë në Tiranë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken nuk ngurroi të shprehë mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi. Për këtë arsye, sekretari i Shtetit zhvilloi një takim të veçantë me krerët e institucioneve të drejtësisë në vend.