TIRANE- Urdhëruesit dhe ekzekutuesit e 49 vjeçarit Jan Prenga tashmë konsiderohen grup i strukturuar kriminal dhe nga e shtuna kanë kaluar pranë (SPAK) Prokurorisë së Poscme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Ky hetim nisi prej 17 Janarit nga Prokuroria e Tiranës e cila ka urdhëruar 6 arreste dhe 5 persona të tjerë i ka shpallur në kërkim.
Mes të kërkuarve rezulton dhe Altin Hajri si personi që mori porosinë për rrëmbimin e Jan Prengës nga një telefonatë prej Ekuadorit nga i dyshuari Dritan Rexhepi.
Altin Hajri është edhe administratori i kompleksit Golden Resort tashmë të sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit njohur si OFL.
Ky resort është nën hetimin e SPAK tashmë për krijimin e ligjshëm të parave për ndërtimin e tij ndërsa sipas OFL-së dyshohet se prejardhja është aktiviteti kriminal i narkotrafikut për të cilin Altin Hajri ka qenë i dënuar në itali.
Prej rrëmbimit më 17 Janar ora 11 e paradites Jan Prenga nuk ka asnjë kontakt me familjarët ndërsa policia e ka shpallur të vdekur, referuar kamerave të sigurisë sekeustruar në resort ku ai është në pamje kur hyn pasi rrëmbehet në Kamzë.
Në qeli deri më tani për këtë krim janë Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër.
Konfliktet midis këtij grupi kriminal dhe Astrit Prengës vëllait të Jani Prengës lindën për 260 kg kokainë e cila nuk u dorëzua në destinacion në Angli dhe Astriti rezulton se ka biseduar disa herë me Dritan Rexhepin për dorëzimin e mallit dhe rrëmbimin e të vëllait.