Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës drejt SPAK-ut, policia gjen qese me njolla gjaku pranë resortit

TIRANË - Kur kanë kaluar 19 ditë nga rrëmbimi dhe zhdukja pa asnjë gjurmë e Jan Prengës në Kamëz, policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk kanë asnjë të dhënë se ku mund të jetë hedhur trupi i pajetë i 49-vjeçarit. Duket se organet e kërkimit kanë shuar shpresat për gjetjen e Jan Prengës me kontrollet e lira në terren, ku tashmë e vetmja shpresë është rrëfimi i ndonjërit prej vetë protagonistëve të këtij krimi. Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka arritur të sigurojë dhjetëra prova që përbëjnë boshtin kryesor të kësaj çështje penale, por ende nuk ka provën gjenerale, trupin e viktimës.

Burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë për “Shqiptarja.com” se mes provave të sekuestruara është dhe një plastmas me gjak, për të cilin prokuroria ka kërkuar ekspertimin e njollave të gjakut, duke i krahasuar ato me njollat e gjakut të konstatuara në vendin ku Jan Prenga u rrëmbye në 17 janar në Kamëz. Deri në këtë fazë të hetimit organi i akuzës ende nuk është njohur me rezultatet e këtij ekspertimi mjeko-ligjor. Por teksa është në pritje të rezultatit të analizave nga Instituti i Mjekësisë-Ligjore, prokuroria e Tiranës po shikon mundësinë për kalimin e kësaj dosje penale, prokurorisë së Posaçme SPAK, duke e klasifikuar ngjarjen dhe kryerjen e veprave penale në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Deri në këtë momente për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 5 persona, ndërkohë njëri nga personat e shpallur në kërkim, Ardjan Doçaj, është vetëdorëzuar ditën e sotme në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ndërkohë sipas burimeve njëri nga pesë të arrestuarit, lidhur më rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës, Festim Bixhdili, gjatë marrjes në pyetje në polici, ka rrëfyer detajin që implikon drejtpërdrejtë pronarin e resortit “Golden” në Shijak, Altin Hajrin dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të pengut. Ai ka treguar se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë. Bixhdili ka treguar se është larguar me një furgon të bardhë dhe disa kilometra nga resorti, trupin e pajetë ia dorëzoi Altin Hajrit dhe një pjesëtari të familjes Doçi nga Shkodra, të dy persona të shpallur në kërkim. Më pas, ai ka treguar se u rikthye në resort dhe dorëzoi furgonin.

Dëshmia e Bexhdilit konsiderohet si një nga rrëfimet kyçe që implikon Hajrin dhe familjen Doçi, në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës.

Për ketë ngjarje në kërkim janë Dritan Rexhepi, Gentian Doçi, Artan Doçi, Altin Hajri, Aldo Majnishta, Korado Doda etj. Ndërsa të arrestuar janë Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja dhe Ardian Doçaj.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/02/2020 10:28

    Më pak të rrezikshëm ishin Kaçifejtë që ikën për të kullotur sesa këta? Dakort me vjosen!

    Përgjigju
  • vjosa: 06/02/2020 01:05

    KCK,DUHEJ te formohej per te vrare keta njerez te rrezikshem,,,shteti duhej ti eleminonte keta njerez qe vrasin njerez per 5 leke….ky do ishte shtet ligjor….

    Përgjigju
  • bledi: 06/02/2020 00:57

    POLICIA JASHTE funksionit….duhet nje riorganizim I plote I policise dhe nje shtim numri te policeve dhe informatoreve online...ndryshe armatosni me arme popullin te mbroje veten..

    Përgjigju
  • Zhulja: 05/02/2020 21:36

    Me pa tjeter hetim te hollesishem, pasi nga sistemi komunist te gjith ishim njesoj, tani ka super miljarder politikan dhe ne extrem varferi ne popull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë