Pas Pfizer dhe AstraZeneca, miratohet vaksina anti-COVID Moderna në Britaninë e Madhe

8 Janar 2021, 18:22

Pas Pfizer dhe AstraZeneca në Britaninë e Madhe është miratuar edhe vaksina anti-COVID Moderna nga autoriteti britanik i barnave.  Britania është shteti parë në botë i cili ka nisur vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer, më pas ka miratuar edhe AstraZeneca e tani Moderna, duke u bërë kështu i vetmi shet i cili ka miratuar këto 3 vaksina.

Vaksinimi i qytetarëve për COVID-19 ka nisur më datë 8 dhjetor, megjithatë kjo nuk ka çuar në përmirësim të situatës epidemiologjike në vend. Në një deklaratë për median Kryetari i bashkisë Londër Sadiq Khan, ka theksuar se gjendja në kryeqytet ka dalë jashtë kontrollit dhe spitalet rrezikojnë të mbingarkohen.

Numri i rasteve në Londër është rritur me shpejtësi, me më shumë se një të tretën më shumë pacientë po trajtohen në spitalet tona tani krahasuar me kulmin e pandemisë në Prillin e kaluar”.

Britania është shteti më i goditur në Evropë nga pandemia dhe një ndër shtetet  më të goditura në botë, numri total i infektimeve në të gjithë vendin ka shkuar 2,889,419, ndërkohë që numri i viktimave është 78,508 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.